
Begolli: Kur kanë nisur punimet në stadiumin e Gjilanit, në Shqipëri ka qenë ende stadiumi i vjetër 'Qemal Stafa'
Me ndeshjet Drita - Gjilani (0:0), Trepça'89 - Feronikeli (0:0) është mbyllur java e gjashtë në elitën e futbollit kosovar.
Kjo xhiro ka sjellur përballje dhe rezultate tejet interesante në përgjithësi, shkruan "Zeri.info".
Në ndeshjet tjera, FC Prishtina mposhti Besën (4:0), Ballkani triumfoi përballë Arbërisë (2:4), derisa Drenica befasoi Llapin në Podujevë me rezultat 0:1.
Dhe krejt në fund, "Derbi i Anamoravës" mes Dritës dhe Gjilanit u mbyll pa gola.
Duke folur për stadiumin e papërfunduar ku u luajt derbi i sotëm, drejtori i FC Prishtinës, Granit Begolli ka thënë se Kosovës i duhen edhe tri apo katër stadiume.
"Kur janë paralajmëruar punimet në stadiumin e Gjilanit, në Shqipëri ka qenë stadiumi 'Qemal Stafa' në Shqipëri dhe sot jemi ku jemi", ka thënë Begolli në "Dueli Sportiv", përcjell "Zeri.info".
"Aty vetëm shkojnë kryetarët e zyrtarët për foto dhe mendoj se duhet përkrahje më e madhe për përfundimin e punimeve", tregoi Begolli.
"Kosovës i duhen edhe tri apo katër stadiume që i përmbushin kriteret, pasi vetëm stadiumi 'Fadil Vokrri' nuk mjafton", shtoi ai. /Zeri.info