Kadri Veseli me urim të veçantë për Distria Krasniqin

Kadri Veseli me urim të veçantë për Distria Krasniqin

Sport October 23, 2020 - 22:53

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka triumfuar në finale në Gran Slamin e mbajtur në kryeqytetin hungarez, Budapest, raporton “Zeri.info”.

Ajo ka fituar medaljen e artë të kategorisë 48 kilogramë duke e mposhtur në finale xhudisten nga Argjentina, Paula Pareto.

Pas këtij suksesi, xhudistja kosovare ka marrë përkrahje nga disa figura të njohura në Kosovë.

Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli nëpërmjet rrjetit të tij social “Facebook” ka uruar xhudisten kosovare për këtë sukses, derisa ka një falënderim për trajnerin Driton Kuka dhe sportistët.

“Urime Distria Krasniqi për medaljen e artë në “Grand Slamin” e Hungarisë! Faleminderit trajnerit Driton Kuka dhe sportisëve të jashtëzakonshëm që dita-ditës po e lartësojnë Kosovën tonë në sportin e xhudos”, ka shkruar Veseli në “Facebook”.

Image

Distria deri në finale arriti pasi në raundin e dytë mposhti hungarezen Eva Csernoviczki, ndërsa në çerekfinale mundi francezen, Shirine Boukli. Viktimë e saj në gjysmëfinale ishte izraelitja, Shira Rishiny.

Flaka Loxha dhe Shigeki Nakamura u ndalën në raundin e dytë. Loxha (-57 kg) shënoi një fitore për t’u mposhtur më pas nga favoritja me përvojë të madhe Jessica Klimkeit e Kanadasë.

Nesër garojnë Akil Gjakova (-73 kg) dhe Laura Fazliu (-63 kg), ndërsa Loriana Kuka (-78 kg), garon të dielën.

/Zeri.info