Përveç Ronaldos, të gjithë lojtarët e Juventusit rezultojnë negativ

Përveç Ronaldos, të gjithë lojtarët e Juventusit rezultojnë negativ

Sport October 23, 2020 - 23:47

Kampioni i Serie A, Juventus ka njoftuar edhe zyrtarisht se të gjithë lojtarët e saj kanë rezultuar negativ për koronavirus, shkruan “Zeri.info”.

Në faqen zyrtare të “Zonjës së Vjetër” thuhet se e tërë skuadra kanë dal negativ në rezultatin për Covid-19 dhe se ata nuk kanë nevojë të karantinohen në hotel.

Por, ylli i skuadrës, Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë ende me koronavirus dhe i njejti është izoluar në shtëpi.

“Juventus lajmëron se në bazë të rregullave në fuqi, izolimi që ishte bërë më parë, e në të cilin ishi 61 njerëz, ka përfunduar këtë mbrëmje”, thuhet në faqen e klubit “bardhezi”.

/Zeri.info