Genoa – Inter, rezultat befasues pas pjesës së parë

Genoa – Inter, rezultat befasues pas pjesës së parë

Sport October 24, 2020 - 18:46
Detajet

Është mbyllur pjesa e parë në takimin Genoa – Inter, e vlefshme për javën e pestë në elitën e futbollit italian e njohur si Serie A, raporton “Zeri.info”.

Rezultati i 45 minutave të para ka qenë ajo e minutës së parë, pra 0-0 me dy skuadrat që kanë hyrë për rezultat pozitiv në këtë përballje.

Mysafirët nga Milano kanë qenë më kërkues në këtë pjesë të parë, por që nuk kanë arritur ta “prekin” rrjetën e kundërshtarit.

Interi vjen pas dy “dështimeve”, pasi humbi derbin e qytetit ndaj Milanit (1:2), “Neurazzurët” barazuan pastaj me Borussia Monchengladbach (2:2) në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Genoa në anën tjetër vjen pas dy ndeshjeve pa fitore në Serie A.

/Zeri.info