Presidenti i FC Barcelonës dhe bordi pritet të japin dorëheqje sot

Presidenti i FC Barcelonës dhe bordi pritet të japin dorëheqje sot

Sport October 26, 2020 - 13:39

Presidenti i FC Barcelonës, Josep Maria Bartomeu dhe bordi pritet të japin dorëheqje sot, raporton “Zeri.info”.

Kështu të paktën raporton e përditshmja katalanase “Sport”, e cila thotë se kjo erdhi pasi që i pari i klubit të Barcelonës, Bartomeu kishte kërkuar shtyrjen e mocionit të mosbesimit për shkak të koronavirusit.

Kërkesa e Bartomeut u refuzua dhe ky i fundit në shenjë revolte ka kërkuar nga bordi dorëheqjen e menjëhershme.

Sot pritet të mbahet një konferencë për media ku edhe pritet të njoftohet dorëheqja e Bartomeut dhe gjithë bordit të klubit katalanas.

/Zeri.info