Hedhet shorti për Ligën e Kampionëve, FC Prishtina Mabetex përballet me Tiranën

Hedhet shorti për Ligën e Kampionëve, FC Prishtina Mabetex përballet me Tiranën

Sport October 27, 2020 - 19:04
Lajmet e fundit nga sporti

Skuadra e Prishtina Mabetex në futsall si kampion i Republikës së Kosovës, në fazën e parë paraeliminatore do të takohet me klubin shqiptar, FC Tirana.

Kampioni i Kosovës në futsall, FC Prishtina Mabetex, në shortin e hedhur sot ka mësuar kundërshtarin për shortin paraeliminator.

Përballë tyre do të jetë kampioni i Shqipërisë, Tirana.

Ndeshja do të zhvillohet në Prishtinë në mes datave 24-29 nëntor 2020, nga ku fituesi do të kalojë ne mesin e 32 ekipeve më të mira.