Mërgim Berisha shënon në portën e Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve

Mërgim Berisha shënon në portën e Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve

Sport October 27, 2020 - 22:26
Lajmet e fundit nga sporti

Sulmuesi kosovar Mërgim Berisha ka shënuar golin e parë në Ligën e Kampionëve, në fanellën e Salzburg.

Sulmuesi me prejardhje nga Kosova, ka shënuar ndaj Atletico Madridit, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë të Ligës së Kampionëve.

Berisha shënoi në minutën e 47’ të ndeshjes, teksa asistoi edhe te goli i parë i skuadrës së tij.

Mërgim Berisha në nivel ndërkombëtar përfaqëson Gjermaninë U21, teksa ende ka të drejtë të zgjedh Kosovën. /Zeri.info