Bartomeu tregon arsyen pse dha dorëheqje nga posti i presidentin të Barcelonës

Bartomeu tregon arsyen pse dha dorëheqje nga posti i presidentin të Barcelonës

Sport October 27, 2020 - 23:43
Lajmet e fundit nga sporti

Ish presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka dhënë arsyet të forta pse sot mori vendim të largohet nga ky post.

Ish-kreu i klubit katalunas ka bërë të ditur se nuk mund të përballonte më presionin e bërë nga tifozët, pasi përveçse u fye, mori kërcënime edhe në familje.

“Eksperienca që kam kaluar në muajt e fundit, e kalon çdo limit të mundshëm”, ka thënë Bartomeu në një konferencë për media.

“Unë, familja ime dhe kolegët janë fyer dhe janë kërcënuar, madje kam pranuar mesazhe në familje”, ka shtuar më tej ai.

Mediet ndërkombëtare kanë raportuar se arsyeja e largimit të tij ishte thyerja e raporteve me lojtarin Lionel messi i cili kërkoi largimin nga Barcelona.

Kur Messi kërcënoi me largim në këtë verë, tifozët dolën në rrugë dhe protestuan derisa fajtorin kryesore bënin presidentin e klubit i cili nuk mundi ta përballojë këtë presion dhe u largua. /Zeri.info