Arsenali lë pas humbjen e fundjavës, regjistron fitore në Ligën e Evropës

Arsenali lë pas humbjen e fundjavës, regjistron fitore në Ligën e Evropës

Sport October 29, 2020 - 22:53

Pas humbjes nga Leicester City në fundjavë, Arsenali është rikthyer te fitoret.

Skuadra e Mikel Artetës është përballur me Dundalk në kuadër të Ligës së Evropës, shkruan "Zeri.info".

Në ndeshjen që u zhvillua në "Emirates Stadium", Arsenali fitoi me rezultat të thellë, 3:0.

Nketiah ('42), Willock ('44) dhe Nico Pepe ('46) i shënuan golat e fitores për londinezët.

Në renditjen tabelore të grupit B, Arsenali është lider me gjashtë pikë të tubuara.

Kurse, Dundalk në vendin e fundit pa pikë. /Zeri.info