Crotona 1:2 Atalanta, Berat Gjimshiti i padiskutueshëm në mbrojtje, kaq minuta luajti

Crotona 1:2 Atalanta, Berat Gjimshiti i padiskutueshëm në mbrojtje, kaq minuta luajti

Sport October 31, 2020 - 19:26
Detajet

Atalanta është rikthyer te fitorja në Serie A, pasi që sot e ka mposhtur Crotonen, raporton “Zeri.info”.

Kanë mjaftuar dy golat në pjesën e parë të Muriel për t’i rrëmbyer tri pikë të rëndësishme për vetëbesimin në skuadrën nga Bergamo.

Pjesë e Atalantas është edhe mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti.

Gjimshiti është i padiskutueshëm në formacionin bazë të Atalantas.

Ai ishte present 90 minuta në këtë fitore të rëndësishme të “zikaltërve” nga qyteti i Bergamos.

Ndeshjen e radhës, Atalanta e zhvillon në shtëpi dhe e pret Interin e Antonio Contes.

/Zeri.info