
Shqiptarët lënë gjurmë në Zvicër, tri ndeshjet e sotme mbyllen baras, Benji Kololli në qendër të vëmendjes
Në kuadër të javës së tetë në Superligën e Zvicrës, sot janë zhvilluar tri ndeshje tejet interesante.
Ndeshja dramatike mes Sionit dhe Zurichut u mbyll baras, 2:2, shkruan "Zeri.info".
Një gol për Zurichun e shënoi edhe mbrojtësi i Kosovës, Benjamin Kololli në minutën e 56-të të ndeshjes.
Për Zurichun sonte luajtën edhe Hekuran Kryeziu, Fidan Aliti dhe Toni Domgjoni.
Nga ana tjetër, ndeshje dramatike u zhvillua edhe mes St. Gallenit dhe Lausannes, e cila u mbyll me rezultat 2:2.
Për St. Gallenin nga fillimi e deri në fund sot luajti Betim Fazliji, derisa Florian Kamberi luajti vetëm nga pjesa e dytë.
Ndërkaq, sfida e fundit për sot ishte mes Servettes dhe Luganos, e cila u mbyll poashtu baras 1:1.
Në këtë sfidë për Servetten nga fillimi e deri në fund luajti Kastriot Imeri. /Zeri.info