Sheremet Isufi largohet nga Trepça: Kjo emblemë është më e madhe së të gjithë

Sheremet Isufi largohet nga Trepça: Kjo emblemë është më e madhe së të gjithë

Sport November 22, 2020 - 20:34

Trajneri kosovar, Sheremet Isufi, i ka ndarë rrugët me klubin e Trepçës, pas humbjës së fundit 1:0 nga Malisheva.

"Shera" këtë e ka konfirmuar për "MitroSport", ku ka treguar se më nuk do të jetë trajner i "Xehtarëve".

Shera ka theksuar se emblema e Trepçës është mbi të gjithë.

Ai poashtu ka shtuar se pas një bisede me kryetarin e klubit ka vendosur të largohet përfundimisht nga Trepça.

Sheremet Isufi ishte pjesë e Trepçës për disa vite dhe kontributi i tij është i madh. /Zeri.info