Jetmir Topalli luan titullar në fitoren e rëndësishme të Yeni Malatyasporit

Jetmir Topalli luan titullar në fitoren e rëndësishme të Yeni Malatyasporit

Sport November 25, 2020 - 16:44

Jetmir Topallli ka nisur të përshtatet me futbollin turk, derisa ai ka luajtur titullar në fitoren e fundit të Yeni Malatyasporit.

Në ndeshjen e fundit, Malatyaspori fitoi me rezultat të pastër 2:0 kundër Etimesgut në kuadër të Kupës së Turqisë, shkruan “Zeri.info”.

Ish-futbollisti i Ballkanit luajti 87 minuta në këtë ndeshje.

Golat e fitores i realizuan Umut Bulut dhe Benjamin Tetteh.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për rundin e katërt të Kupës së Turqisë.

Kjo ishte paraqitja e katërt e Topallit me fanellën e Malatyasporit.

Ndryshe, Topalli u transferua te klubi turk në verën që lamë pas nga skuadra e Ballkanit. /Zeri.info