Sulmuesi i Wolves u lëndua rëndë ndaj Arsenalit, janë dhënë detaje të reja për gjendjen e tij nga spitali

Sulmuesi i Wolves u lëndua rëndë ndaj Arsenalit, janë dhënë detaje të reja për gjendjen e tij nga spitali

Sport November 29, 2020 - 21:52

Një incident i madh ka ndodhur në ndeshjen mes Arsenalit dhe Wolvesit.

Në minutat e parë të ndeshjes, gjatë një ballafaqimi në ajër, David Luiz dhe Raul Jimenez kanë mbetur të shtrirë në tokë, raporton "Zeri.info".

Stafet mjekësore të të dyja skuadrave kanë dhënë ndihmën e shpejtë të dy futbollistëve.

Jimenez, futbollisti i Wolvesit ka mbetur pa ndjenja, derisa është dërguar në spital me urgjencë.

Por, nga spitali bëhet e ditur se ai është i vetëdijshëm si dhe po përgjigjet plotësisht trajtimit.

Momentalisht Wolves është duke fituar 1:2 ndaj Arsenalit dhe po rrjedhë minuta e 70-të. /Zeri.info