'Toki' e komenton derbin gjilanas: Gjilani ka mundur ta 'vrasë' më herët ndeshjen, zëvendësimet e Dritës ishin kruciale

'Toki' e komenton derbin gjilanas: Gjilani ka mundur ta 'vrasë' më herët ndeshjen, zëvendësimet e Dritës ishin kruciale

Sport November 29, 2020 - 22:23

Drita ka shënuar një fitore me përmbysje ndaj Gjilanit duke fituar me rezultat 2:3, në njërin nga derbit më emocionues të pasluftës, shkruan “Zeri.info”.

Ky takim që u zhvillua pa praninë e tifozëve i takoi javës së 15-të dhe me këtë fitore Drita vazhdon rrugën drejt mbrojtjes së titullit.

Trajneri i mirënjohur kosovar, Afrim Tovërlani e ka komentuar derbin e sotëm, derisa ka thënë se zëvendësimet e Dritës ishin kruciale.

"Gjilani ka mundur ta 'vriste' ndeshjen më herët në pjesën e parë me Prognin për të realizuar për 3:1", deklaroi Tovërlani në "Dueli Sportiv", përcjell "Zeri.info".

"Ajo që më bëri përshtypje ishin zëvendësimet e Dritës, të cilat ishin të qëlluara. Ishin momenti krucial i ndeshjes", thotë ai.

"Sidomos Vucaj, i cili është ndër më të mirët në Kosovës, ai ishte vendimtar", shtoi "Toki". /Zeri.info