Kompania e madhe e basteve vendos kuota interesante për ndeshjet Arbëria - Drenica dhe Trepça '89 - Gjilani

Kompania e madhe e basteve vendos kuota interesante për ndeshjet Arbëria - Drenica dhe Trepça '89 - Gjilani

Sport December 05, 2020 - 09:59

Java e 16-të në elitën e futbollit kosovar filloi dje me ndeshjen FC Prishtina - Feronikeli (0:0).

Në kuadër të kësaj xhiro, në mesditën e sotme do të luhen edhe dy ndeshje tejet interesante, shkruan "Zeri.info".

Në stadiumin "Riza Lushta", Trepça'89 e pret Gjilanin, një skuadër të cilës në ndeshjet e fundit i ka shkaktuar gjithmonë probleme.

Ndërkaq, në ndeshjen tjetër, Arbëria përballet me Drenicën në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë.

Image

Kompania e madhe e basteve "bet365" ka publikuar kuotat e basteve për këto dy ndeshje.

Fitorja e Arbërisë kuotohet me 2.25, fitorja e Drenicës me 2.87, kurse barazimi me 3.10.

Ndërkaq, në ndeshjen tjetër, fitorja e mitrovicasve me 2.25, fitorja e Gjilanit me 2.87, dhe barazimi me 3.10.

Të dyja ndeshjet e sotme nisin nga ora 13:00. /Zeri.info