Zyrtare: Joao Felix shpallet futbollisti më i mirë i muajit nëntor në La Liga

Zyrtare: Joao Felix shpallet futbollisti më i mirë i muajit nëntor në La Liga

Sport December 05, 2020 - 11:50

Joao Felix nuk arriti të shkëlqejë tek Atletico Madridi në edicionin e tij të parë.

Sulmuesi portugez u transferua nga Benfica te klubi madrilen për 127 milionë euro në verën e vitit 2019, shkruan "Zeri.info".

Por, vetëm tani, Felix po arrinë ta tregojë potencialin e tij.

Ylli i Atletico Madridit pas paraqitjeve të mira në muajin e kaluar, u shpall lojtari më i mirë i nëntorit.

Këtë e ka konfirmuar vetë faqja zyrtare e kampionatit spanjoll në rrjetet sociale.

21-vjeçari ka shënuar katër gola në muajin nëntor. /Zeri.info

Image