Mediumi i njohur italian: Vedat Muriqi deri më tani ka zhgënjyer, Lazio investoi rreth 20 milionë euro për të
Transferimi i sulmuesit të Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqit nga Fenerbahce te Lazio kishte bërë bujë të madhe në mediat italiane dhe jo vetëm, përcjell “Zeri.info”.
Por, ylli i Kosovës deri më tani nuk ka arritur të përmbushë pritshmërit e klubit nga kryeqendra e Italisë.

Mediumi i njohur italian “Corriere dello Sport” ka shkruar ditën e premte (sot) rreth formës nëpër të cilën po kalon sulmuesi nga Prizreni.
Mediumi prestigjioz ka shkruar se Muriqi nuk ka arritur të bëjë atë për të cilën ka ardhur te Lazio.
“Vedat Muriqi, top transferimi i Lazios në afatin kalimtar të verës, ende nuk e ka shënuar asnjë gol. I transferuar te Lazio me reputacionin e bomberit, Muriqi për shkak të lëndimeve dhe infektimit me COVID-19 nuk ka arritur të bëjë atë për të cilën ka ardhur, të shënojë gola”, shkruan “Corriere dello Sport”.
Gazeta italiane ka shtuar se Vedati deri më tani ka zhgënjyer me paraqitjet e tij, derisa ka potencuar se Lazio investoi rreth 20 milionë euro për të sjellë atë në “Olimpico”.
“Vedati deri më tani ka zhgënjyer në dhjetë paraqitjet që i pati me Lazion në të gjitha garat. Trajnerit Simone Inzaghi i duhet përfundimisht të punojë me të. Lazio ka investuar rreth 20 milionë euro për Muriqin, vlerë të cilën ende nuk e ka dëshmuar”, kanë shtuar mes të tjerash.
Muriqi gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Gençlerbirligi, Giresunspori, Teutën e Durrësit, Besën e Kavajës dhe Lirinë e Prizrenit. /Zeri.info