Messi i dërgoi birra për golat e shënuar, Buffon i përgjigjet: Ende i mbaj mend golat, më bënë të vuaj shumë
Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, pak ditë më parë arriti të thyente rekordin e Peles duke realizuar 644 për një ekip të vetëm, përcjell “Zeri.info”.
Argjentinasi javën e kaluar arriti vetëm ta barazont rekordin e Peles me 643 gola, kurse të martën u rendit në vendin e parë me 644 gola të shënuar me fanellën e Barcelonës.
Firma e njohur e birrave “Budëeiser” ka festuar golin e 644-të të Messit në një mënyrë të veçantë.
Ai ju ka dërguar të gjithë portierëve që Messi ju ka shënuar nga një shishe birrë të personalizuar, me secilën shishe numrin përkatës të golave që ata kanë marrë nga Messi.
Një ndër to ishte edhe portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon i cili mori dy shishe me numrat 514 dhe 515 ( 2 golat janë shënuar nga Lionel Messi në vitin 2017 në Ligën e Kampioneve).
Në profilin e tij në rrjetet sociale, ish-kapiteni i ekipit kombëtar tregoi dhuratën dhe tha se i mban mend golat e shënuar, pasi që ata e kanë bërë të vuaj shumë.

“514 dhe 515 përfaqësojnë dy golat e shënuar nga Messi në karrierën e tij te Barcelona. Ende i mbaj mend këto dy gola sepse më bënë të vuaj shumë. Ata lejuan që Barcelona të na mundë 3-0 dhe për këtë arsye kalova një natë të keqe. Por nuk mund të mos njoh madhështinë e Lionel Messit dhe Barcelonës sidomos atë mbrëmje. Dëshira e vetme që kam është që koleksioni im të mbarojë këtu”, ka thënëBuffon. /Zeri.info