Flamurtari synon rikthimin në Superligë, përforcohet me tre lojtarë nga Bregu i Fildishtë

Sport December 25, 2020 - 21:42
Detaje

Flamurtarin e Prishtinës e pret një pranverë e nxehtë, në aspektin e garës për inkuadrim në Superligë.

Kuqezinjtë synojnë të rikthehen pas një viti në elitën e futbollit tonë.

Përë këtë, drejtuesit e klubit kanë nisur të sjellin përforcimet e para.

Tri ardhjet që kanë zbarkuar në kryeqytet janë nga Bregu i Fildishtë.

Drejtori i klubit, Agim Hasani, ka bërë të ditur për Gazetën Olle se bëhet fjalë për një mbrojtës, një mesfushor dhe një sulmues.

Lojtarët e ardhur janë Gneilpekan Marius Camara, Kassoum Kone dhe Theo Nimely, të cilët tashmë janë bërë pjesë e klubit kuqezi.

Image

Image

Image