Shkarkimi i Thomas Tuchel i kushton gjashtë milionë Paris Saint-Germainit

Sport December 25, 2020 - 22:36
Detaje

Trajneri gjerman, Thomas Tuchel është shkarkuar nga posti i trajnerit të kampionëve të Francës, Paris Saint-Germainit, shkruan “Zeri.info”.

Ani se klubi ende zyrtarisht nuk e ka konfirmuar largimin e tij, kjo është bërë e ditur nga mediet e mëdha botërore.

Gazetari i njohur italian, Fabriziano Romano ka shkruar se ky shkarkim i trajnerit gjerman do t’i kushtojë “Parisienëve” gjashtë milionë euro.

Sipas gazetarit në fjalë, pasues i Tuchelit te PSG-ja do të jetë ish-trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino. /Zeri.info