Hadergjonaj ishte i plotë në humbjen e Kasimpasës, kjo ishte nota e tij

Hadergjonaj ishte i plotë në humbjen e Kasimpasës, kjo ishte nota e tij

Sport January 18, 2021 - 21:12
Detaje

Kasimpasa ka pësuar disfatë ndaj skuadrës së vendit të fundit edhe atë në shtëpi, shkruan “Zeri.info”.

Erzurumi triumfoi 1:2 ndaj Kasimpasës, në takimin e vlefshëm për javën e 19-të në elitën e futbollit turk.

Prezenca 90 minutëshe e Florent Hadergjonajt nuk i ndihmoi Kasimpasës që të dalë me rezultat pozitiv në këtë përballje.

Sajti “Whoscored.com” e vlerësoi Hadergjonajn me notën 6.1, derisa nota më e lart në ekipin e Kasimpasës ishte 7.5 për sulmuesin Thellin.

Image

Me këtë humbje Kasimpasa renditet e 15-ta në tabelën e klasifikimit në Superligën e Turqisë me 22 pikë. /Zeri.info