Milani shkon në pushim me epërsi ndaj Cagliarit, vendos goli i Ibrahimoviqit

Milani shkon në pushim me epërsi ndaj Cagliarit, vendos goli i Ibrahimoviqit

Sport January 18, 2021 - 21:33
Detaje

Ka përfunduar pjesa e parë në takimin që po zhvillohet ndërmjet Cagliarit dhe Milanit, shkruan “Zeri.info”.

“Rossonerët” janë në avantazh minimal 0:1 ndaj vendasve, me golin e shënuar nga Zlatan Ibrahimoviq.

Ibrahimoviq shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, të cilën e fitoi vetë.

“Kuqezinjtë” e kanë dominuar fraksionin e parë të takimit sa i përket posedimit të topit dhe goditjeve në portë.

/Zeri.info