Zyrtare: Largohet një tjetër futbollist nga Trepça ‘89

Zyrtare: Largohet një tjetër futbollist nga Trepça ‘89

Sport January 18, 2021 - 21:40
Detaje

Trepça ’89 ka ndarë rrugët me mbrojtësin e krahut, Ervin Kaçar, raporton “Zeri.info”.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit mitrovicas në rrjetin social “Facebook”.

 

Faleminderit Ervin Kacar. KF Trepça’89 dhe Ervin Kacar shkëputin bashkëpunimim. KF Trepça’89 dhe mbrojtësi i krahut...

Posted by KF Trepça '89 FC on Monday, January 18, 2021

Në njoftimin e “Minatorëve” thuhet se klubi dhe lojtari në fjalë kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme.

Gjithashtu, klubi e ka falenderuar për kontributin e dhënë në stinorin vjeshtor.

Ky është njoftimi i plotë i KF Trepça ’89:

Faleminderit Ervin Kacar.

KF Trepça’89 dhe Ervin Kacar shkëputin bashkëpunimim.

KF Trepça’89 dhe mbrojtësi i krahut Ervin Kacar me marrëveshje të dyanshme kanë ndërprerë bashkëpunimim.

Kryesia dhe stafi i KF Trepçës’89 shfrytëzojn të falenderojn atë për kontributin e dhënë gjatë stinorit vjeshtor.

Klubi i dëshiron suksese në vazhdim të karrierës”, shkruhet në njoftimin e klubit.

/Zeri.info