Erdin Hashani: Gjilani është favorit për të triumfuar në Kupën e Kosovës

Erdin Hashani: Gjilani është favorit për të triumfuar në Kupën e Kosovës

Sport January 18, 2021 - 23:13
Detaje

Trajneri i njohur kosovar, Erdin Hashani ka thënë se sipas tij është Gjilani i Bylbyl Sokolit favorit për të fituar Kupën e Kosovës në futboll, shkruan “Zeri.info”.

Hashani i cili ka qenë i ftuar mbrëmë (e diel) në “Sporti Total” në KTV, ka potencuar se përkrah me Gjilanin është e Llapi që synon daljen në Evropë përmes Kupës.

“E shoh pak a shumë Gjilanin favorit pasi ka mbetë pak mbrapa për titull dhe fokusi do jetë tek Kupa. Unë kam punuar edhe me “Profën”, për dy ndeshje ai bënë strategji shumë të mirë dhe do jetë problem ta mposhtin nëse e kalon Istogun, nëse eleminohen nga Kupa do jetë shumë problem që ta kapin Evropën”, ka thënë Hashani.

“Gjilani dhe Llapi do të mundohen që përmes Kupës të dalin në garat evropiane pasi tri skuadrat e vendeve të para nuk po gabojnë dhe janë pretendente. Unë e shoh Gjilanin si favorite për të triumfuar në Kupë”, tregoi ai. /Zeri.info