Zlatan Ibrahimoviq flet për mundësinë e Milanit për të triumfuar në Serie A: Unë besoj në Zlatan

Zlatan Ibrahimoviq flet për mundësinë e Milanit për të triumfuar në Serie A: Unë besoj në Zlatan

Sport January 18, 2021 - 23:40
Detaje

Golashënuesi më i mirë i Milanit këtë edicion, Zlatan Ibrahimoviq ka folur për mundësinë që skuadra e tij të triumfoj në Serie A këtë edicion, shkruan “Zeri.info”.

Suedezi gjatë intervistës për “SkySports” ka thënë se ai beson në veten e tij dhe ka pranuar se rikthimi i tij te “Rossonerët” e ka ndryshuar atë.

“Skudeto? Unë besoj në Zlatan. Jam shumë i lumtur për këtë Milan dhe për veten time. Kthimi te “Rossonerët” më ka ndryshuar shumë”, ka thënë Zlatan Ibrahimoviq pas fitores 0:2 ndaj Cagliarit.

Ndryshe, Milani ndodhet në vendin e parë në Serie A pas xhiros së 18-të duke grumbulluar 43 pikë, tri më shumë se Interi që zë vendin e dytë. /Zeri.info