Lajmi i fundit: Real Madrid arrin marrëveshje me David Alaban, zbulohen detajet

Lajmi i fundit: Real Madrid arrin marrëveshje me David Alaban, zbulohen detajet

Sport January 18, 2021 - 23:50
Detaje

Mbrojtësi austriak i Bayern Munich, David Alaba do të jetë përforcimi i parë i Real Madridit nga edicioni i ardhshëm, shkruan “Zeri.info”.

Është gazeta spanjolle “Marca” që ka raportuar se marrëveshja mes klubit “mbretëror” dhe lojtarit është arritur.

David Alaba do të kaloj me parametra zero te Real Madridi, pasi kontrata e tij me kampionët e Evropës skadon më 30 qershor.

Alaba ka pranuar një kontratë për katër sezone dhe një pagë afër 11 milionë euro në vit.

Sipas gazetës së njohur spanjolle, bëhet e ditur se tashmë futbollisti ka kaluar ekzaminimin përkatës mjekësor në prani të një mjeku nga “Los Blancos”.

Për austriakun ishin të interesuara edhe Manchester City, PSG, Liverpool dhe Chelsea. /Zeri.info