Zyrtare: Ujkani e Vojvoda bëhen me trajner të ri

Zyrtare: Ujkani e Vojvoda bëhen me trajner të ri

Sport January 19, 2021 - 10:31
Detajet

Torino e ka gjetur trajnerin e ri pas shkarkimit të Marco Giampaolo.

Klubi italian ka zyrtarizuar sot trajnerin e ri, Davide Nicola, i lindur në Luserna të Italisë.

Nicola ishte trajner i Genoas gjatë sezonit 2019/20 kurse pati në menaxhim edhe klubet, si: Livorno, Bari, Crotone dhe Udinese.

Te Torino aktivizohen edhe dy futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda dhe Samir Ujkani

Torino gjendet në pozitën e 18-të, me vetëm 13 pikë. /Zeri.info