Superlajm për Dritën, i gjithë ekipi rezulton negativ në testet për koronavirus

Superlajm për Dritën, i gjithë ekipi rezulton negativ në testet për koronavirus

Sport January 19, 2021 - 13:36
Detajet

Asnjë futbollist dhe anëtar i stafit te Drita nuk ka dalë pozitiv në testet për koronavirus, thuhet në njoftimin e klubit nga Gjilani.

Kampionia Drita ka pranuar rezultatet të martën nga testet e kryera të hënën.

“Të gjithë kanë rezultuar negativë dhe nuk do të kemi asnjë mungesë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Dritës.

Drita në bregdetin e Turqisë do ta kryejë fazën përgatitore për stinorin pranveror, ndërsa është planifikuar të dielën të luhet edhe Superkupa e Kosovës.

Për kundërshtare Drita do ta ketë fituesen e Kupës, Prishtinën, që të martën ka mbërritur në Antalya.

Kurse te skuadra e Prishtinës ka rezultuar një rast me COVID-19, pasi portieri i skuadrës, Alban Muçiqi, është i infektuar me virus. /Zeri.info