Zyrtare: KB Trepça vazhdon me përforcime, transferon ish-basketbollistin e Olympiacosit

Zyrtare: KB Trepça vazhdon me përforcime, transferon ish-basketbollistin e Olympiacosit

Sport January 19, 2021 - 16:08
Detaje

Klubi i Basketbollit Trepça po vazhdon të përforcohet për pjesën e mbetur të stinorit në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll, shkruan “Zeri.info”.

“Minatorët” kanë zyrtarizuar transferimin e basketbollistit malazias, Ivan Koljeviq i cili i është bashkuar skuadrës mitrovicase.

Ivan në të kaluarën e tij ka qenë pjesë e skuadrës së njohur greke, Olympiacosit, si dhe ka bërë karrierë te Bilbao Basket, Lietuvos Rytas dhe para se t’i bashkohet Trepçës ka luajtur te Zeta.

Gjithashtu, në faqen zyrtare të klubit thuhet se Ivan është asistuesi më i mirë i ligës dhe është ndër tre koshashënuesit më të mirë në Malin e Zi.

 

Basketbollisti malazias Ivan Koljeviç bashkohet në rrugëtimin tonë gjelbërt e zi TREPÇA NA BASHKON. Ivan, i cili ka...

Posted by KB Trepça on Tuesday, January 19, 2021

/Zeri.info