Arbër Hoxha i jashtëzakonshëm, gjashtë lojtarë polakë nuk arrijnë ta ndalin në miqësore

Arbër Hoxha i jashtëzakonshëm, gjashtë lojtarë polakë nuk arrijnë ta ndalin në miqësore

Sport January 19, 2021 - 18:55
Detaje

Një nga talentët më premtues të futbollit kosovar, Arbër Hoxha, është rikthyer nga lëndimi që e la jashtë fushave për një kohë të gjatë, shkruan “Zeri.info”.

Ylli i Ballkanit është paraqitur në miqësoren ndaj skuadrës polake, Jagellonias, skuadër kjo që garon në elitën e futbollit në Poloni.

22-vjeçarin do ta mbajnë mend futbollistët kundërshtarë, për shkak se gjatë një momenti të ndeshjes arriti t’i driblonte gjashtë lojtarë polakë në mënyrë fantastike.

Sulmuesi anësor duket se e ka lënë prapa lëndimin dhe ka gjetur formën e tij te “portokallezinjtë”.

Ballkani është duke e kryer fazën përgatitore në Antalia, në vazhdën e së cilës po zhvillon edhe ndeshje kontrolluese. /Zeri.info