Drenica prezanton futbollistin brazilian, ai ka bërë karrierë te Braga e Portugalisë

Drenica prezanton futbollistin brazilian, ai ka bërë karrierë te Braga e Portugalisë

Sport January 19, 2021 - 19:08
Detaje

Një nga skuadrat më aktive në afatin kalimtar të janarit në futbollin kosovar është Drenica, shkruan “Zeri.info”.

Klubi nga Skenderaj së fundmi ka prezantuar futbollistin brazilian, Jose Denisson si lojtarin më të ri të ekipit.

23-vjeçari brazilian në të kaluarën e tij ka bërë karrierë te Braga e Portugalisë për shumë vite. Së fundmi ai është paraqitur me Braga B

Ai luan në pozitën e sulmuesit të qendrës dhe sulmues anësor.

Në kampionatin e fundit, Jose Denisson ka bërë 42 paraqitje me skuadrën e Bragas.

Denisson i është bashkuar dje (e hënë) “kuqezinjve”, kurse sot (e martë) ai është paraqitur për 20 minuta në miqësoren e zhvilluar në Durrës kundër Gjilanit (1:3).

Ky është përforcimi i nëntë për skuadrën e drejtuar nga Bledar Devolli. /Zeri.info

 

Jose Denisson, lojtar i ri i Drenicës! Durrës - 19 Janar 2021 Braziliani , Jose Denisson Silva Dos Santos, është...

Posted by FC Drenica - Faqja Zyrtare on Tuesday, January 19, 2021