Legjenda e Real Madridit infektohet me koronavirus

Legjenda e Real Madridit infektohet me koronavirus

Sport January 19, 2021 - 19:33
Detaje

Një nga legjendat e Real Madridit, Raul Gonzalez është infektuar me koronavirus, përcjell “Zeri.info”.

Lajmi se Gonzalez ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus e ka dhënë gazeta spanjolle “Marca”.

Raul Gonzalez që aktualisht është trajner i Real Madrid Castillas ka hyrë në vetizolim dhe po u përmbahet të gjitha protokolleve shëndetësore.

Image

Gonzalez ka qenë pjesë e Real Madridit që nga grupmoshat e reja, për t’u larguar përfundimisht si lojtarë në vitin 2010 kur u transferua te Schalke 04 në Gjermani. /Zeri.info