Ahmeti: Këto janë shkeljet e radhës që po i bën zotëriu Agim Ademi që për mua është “ish-kryetar”, dënimi i Remzi Ejupit nuk ka bazë ligjore

Ahmeti: Këto janë shkeljet e radhës që po i bën zotëriu Agim Ademi që për mua është “ish-kryetar”, dënimi i Remzi Ejupit nuk ka bazë ligjore

Sport January 19, 2021 - 20:01
Detaje

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës rreth një viti kishin marrë vendim që ta shkarkojnë nga pozita e zëvendës/sekretarit të FFK-së, Arianit Ahmeti.

Ai ishte shkarkuar pak ditë pasi kishte shfaqur publikisht ambiciet e tij për pozitën e të parit të shtëpisë më të madhe të futbollit në Kosovë.

Ahmeti kishte kërkuar nënshkrime nga klubet për thirrje të Kuvendit Zgjedhor për shkarkimin e kryetarit të FFK-së, Agim Ademi.

Ahmeti ka thënë të martën (sot) për “Zeri.info” se ai vendim ka qenë i kundërligjshëm teksa deklaroi se lënda e tij është në përmbarim.

Arianit Ahmeti është i larguar me vendim të jashtëligjshme të cilat i ka konfirmuar edhe inspektori i punës në të dyja shkallët. Vendime të cilat janë ekzekutive dhe lënda ime tani është në përmbarim te përmbaruesi”, ka thënë Ahmeti të martën për “Zeri.info”.

Ahmeti ka treguar planet që ka dhe ka potencuar se do të përdorë mjetet juridike, sipas tij për t’u rikthyer në punën që i takon.

Derisa të përfundojnë të gjitha procedurat juridike, të cilat më lejohen me ligj, do t’i shfrytëzoj si mjete juridike dhe sipas inspektorit edhe sipas drejtës time që e kam, do të kthehem në vendin e punës që më takon”, shtoi Ahmeti.

Ndryshe, Federata e Futbollit të Kosovës nuk e ka mbajtur Kuvendin e Punës vitin e kaluar.

Për një gjë të tillë, Ahmeti ka drejtuar gishtin kah kreu i Federatës së Futbollit, Agim Ademi, i cili sipas tij është duke e mbajtur pozitën “jashtëligjshëm” dhe ka shtuar se aty ka shkelje të rënda statutare.

Këto janë shkeljet e radhës prej se ka ardhur në krye të federatës ky zotëriu Agim Ademi “ish-kryetari” unë i them. Ai jashtëligjshëm është duke e mbajtur pozitën. Janë shkeljet më të rënda statutare. Pra Kuvendi i Punës që dy vite nuk mbahet. Kurse në statutin e Federatës së Futbollit të Kosovës minimum duhet të mbahet një kuvend në fund të sezonës siç thuhet aty. Do të thotë se ky që dy vite nuk e mban Kuvend e Punës absolut hiq”, potencoi mes të tjerash Ahmeti.

Së fundmi, FFK-ja e ka suspenduar edhe kryetarin e FC Prishtinës, Remzi Ejupin për një vit.

Image

Arianit Ahmeti nuk ka lënë pa e komentuar këtë vendim të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Sipas tij, vendimi i shtëpisë së futbollit kosovar është sulm ndaj atyre që mendojnë ndryshe dhe ka theksuar se vendimi ka të bëj drejtpërdrejt me klubin e FC Prishtinës. Ahmeti shprehet i bindur se vendimi për Ejupin nuk do të qëndroj kurrë.

“Ky është atak drejtpërdrejt për klubin. Sikurse jam dënuar unë, po dënohet edhe një njeri që mendon ndryshe, për një moment mendon ndryshe. Kjo është një atak një vendim i jashtëligjshëm, tej mase i jashtëligjshëm që nuk ka kurrfarë baze ligjore. Ai vendim nuk do të qëndroj kurrë, jam i bindur, sikur jurist po flas. Mirëpo, këta nuk e kanë atakuar vetëm Remzi Ejupin, por edhe komplet klubit e Prishtinës edhe me shuarje”, përfundoi Arianit Ahmeti. /Zeri.info