Lirim Kastrati i plotë për Dinamo Zagrebin në humbjen nga Rijeka

Lirim Kastrati i plotë për Dinamo Zagrebin në humbjen nga Rijeka

Sport January 19, 2021 - 20:16
Detaje

Futbollisti i talentuar i Përfaqësueses së Kosovës, Lirim Kastrati ka qenë i pazëvendësueshëm në formacionin e Dinamo Zagrebit në takimin kundër Rijekës, shkruan “Zeri.info”.

Rijeka triumfoi në mes të kryeqytetit kroat me rezultat të pastër 0:2 kundër Dinamos.

Kastrati ishte në fushë nga minuta e parë deri në përfundim të duelit.

Gjigandi i futbollit kroat, Dinamo me anë të Petkoviqit realizoi një herë në fund të pjesës së parë, por që u anulua me pretendimin për pozicion jashtë loje.

Ndërkaq, i njëjti lojtar nuk arriti të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 54-të.

Me këtë fitore, Dinamo vazhdon të jetë lider i kampionatit me 33 pikë dhe ka një përballje më pak. /Zeri.info