Notat e lojtarëve: Southampton – Arsenal, Granit Xhaka vlerësohet mjaftueshëm

Notat e lojtarëve: Southampton – Arsenal, Granit Xhaka vlerësohet mjaftueshëm

Sport January 23, 2021 - 15:24
Lexoni detajet!

Southamptoni e ka eleminuar Arsenalin në FA Cup, në fazën e 1/16-tës së finales, shkruan “Zeri.info”.

Vendasit mposhtën “Topçinjtë” falë autogolit të shënuar nga Gabriel në minutën e 24-të.

Për londinezët e drejtuar nga trajneri, Mikel Arteta, kjo ishte humbja e parë pas gjashtë takimeve në të gjitha garat.

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka qenë në fushë nga minuta e parë deri në të fundit.

Xhaka u vlerësua me notën 6.6 nga sajti “Whoscored.com”, derisa më të mirët në fushë për Arsenalin ishin Holding, Bellerin e Pepe

Image

Southamptoni do të takohet në 1/8 e finales me Wolvesin në udhëtim. /Zeri.info