Zbulohen ofendimet mes Lukakut e Ibrahimoviqit gjatë përplasjes në fund të pjesës së parë

Zbulohen ofendimet mes Lukakut e Ibrahimoviqit gjatë përplasjes në fund të pjesës së parë

Sport January 26, 2021 - 23:47
Detaje

Derbi i madh i qytetit ndërmjet Interit dhe Milanit është karakterizuar me tensione dhe rivalitet të madh gjatë ndeshjes së sontme në kuadër të çerekfinales së Kupës së Italisë, shkruan “Zeri.info”.

Në fund të pjesës së parë ka pasur një përplasje ndërmjet dy sulmuesve kryesor të ekipeve, Romelo Lukakut dhe Zlatan Ibrahimoviqit.

Në bazë të asaj që kanë raportuar mediat italiane, thuhet se suedezi i Milanit ka ofenduar belgun në baza racore duke e quajtur edhe “gomar të vogël”.

“Bir k***, gomar i vogël”, thuhet t’i ketë thënë Ibrahimoviq Lukakut.

Pas kësaj, Lukaku shkoi dhe u përplas me sulmuesin 39-vjeçar duke e ofenduar rëndë atë.

“Të q*** ty dhe gruan tënde, ju doni të flisni për nënën time?”, pretendohet se ia ktheu Lukaku.

Kjo përleshje mes tyre nuk u la pa u ndëshkuar nga gjyqtari kryesor i takimit, Paolo Valeri.

Dy sulmuesit u ndëshkuan me të verdhë në këtë rast.

Interi e fitoi derbin 2:1, falë golit të shënuar nga Eriksen në minutën e 98-të dhe siguroi kalimin në gjysmëfinale. /Zeri.info