Man Unitedi bie me 'këmbë në tokë', mposhtet në shtëpi nga vendi i fundit

Man Unitedi bie me 'këmbë në tokë', mposhtet në shtëpi nga vendi i fundit

Sport January 27, 2021 - 23:09

Ecurisë fantastike të Manchester Unitedit në Premierligën angleze i ka ardhur fundi.

"Djajtë e Kuq" janë përballur sonte me Sheffield Unitedin në kuadër të javës së 20-të, shkruan "Zeri.info".

Ndeshja që u zhvillua në "Old Trafford" i takoi mysafirëve me rezultat 1:2.

Image

Bryan ('23) dhe Burke ('74) i realizuan golat e fitores për mysafirët.

Kurse, golin e vetëm dhe të nderit për vendasit e realizoi Maguire ('64).

Me këtë fitore, Sheffield Unitedi mbetet në vendin e fundit me tetë pikë, kurse Man Unitedi në vendin e dytë me 40 sosh. /Zeri.info