Infektuar: 70185
Shëruar: 313132
Vdekur: 1616
Tjetër gol “shqiptar”, Myrto Uzuni i hap udhë fitores së Ferencvaros

Tjetër gol “shqiptar”, Myrto Uzuni i hap udhë fitores së Ferencvaros

Sport January 27, 2021 - 23:55

Pas Armando Brojës dhe Berat Gjimshitit, një tjetër futbollist i Kombëtares Shqiptare ka gjetur golin mbrëmjen e sotme. Bëhet fjalë për Myrto Uzunon, që vetëm pak ditë pas golit në Kupën e Hungarisë, ka shënuar edhe në kampionat.

Sulmuesi beratas hapi serinë e golave me ekzekutimin saktë të një penalltie, ndërsa Ferencvaros triumfoi me shifrat 0-3 në transfertën ndaj Budafokit dhe blindoi pozitat në krye të renditjes me 42 pikë, 10 më tepër se ndjekësi më i afërt.

Myrto Uzuni iu bashkua klubit hungarez gjatë merkatos së verës dhe që atëherë numëron 19 ndeshje me fanellën e Ferencvaros, 10 në kampionat e 9 në Champions League, teksa ka arritur të shënojë 7 gola, 3 prej të cilëve në Europë. /SS