Infektuar: 73048
Shëruar: 61986
Vdekur: 1649
Lajmi i fundit: Munishi konfirmon ofertën nga klubi i madh kosovar

Lajmi i fundit: Munishi konfirmon ofertën nga klubi i madh kosovar

Sport February 21, 2021 - 23:34

Prej dhjetorit të vitit të kaluar, Ismet Munishi është i papunë.

Trajneri i mirënjohur kosovar ishte shkarkuar nga Ballkani dhe deri më tani ende nuk është angazhuar në ndonjë klub, raporton "Zeri.info".

Sonte, në "ATV", Munishi ka zbuluar se është kontaktuar nga klubi i Vushtrrisë, por që duket se nuk ka pranuar.

"Më duhet ta bëj publike, më ka kontaktuar kryetari i klubit për t'u angazhuar", deklaroi Munishi.

"Më vjen keq për gjendjen që janë", shtoi ai. /Zeri.info