Rekordi mahnitës i Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve

Rekordi mahnitës i Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve

Sport February 23, 2021 - 22:59

Bayern Munich po vazhdon të tregojë se ende është skuadra më e mirë në Ligën e Kampionëve.

Kampioni në fuqi i Evropës është përballur sonte me Lazion në ndeshjen e parë të eliminimit direkt, shkruan "Zeri.info".

Ndeshja e zhvilluar në "Stadio Olimpico", në Romë, i takoi bavarezëve me rezultat bindës, 1:4.

Me këtë fitore, Bayern Munichu është në ecurinë më të gjatë pa humbje si mysafir në historinë e Ligës së Kampionëve.

Saktësisht, Bayerni nuk di për humbje që 17 ndeshje si mysafir në Ligën e Kampionëve, apo që prej vitit 2017.

Rekordin paraprak e kishte Manchester Unitedi me 16 ndeshje pa humbje. /Zeri.info