Feronikeli e mund Arbërinë, s’ka fitues në ndeshjen Drenica - Gjilani

Feronikeli e mund Arbërinë, s’ka fitues në ndeshjen Drenica - Gjilani

Sport March 01, 2021 - 12:27
Detajet

Feronikeli ka mposhtur skuadrën e Arbërisë, ndërsa Drenica dhe Gjilani kanë ndarë pikët në kuadër të xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës.

Në fakt, “Nikli” kishte nevojë për një fitore, pas dy humbjeve të fundit të pësuara ndaj Drenicës dhe Ballkanit.

Ishte Argjend Malaj i cili zhbllokoi rezultatin në min (39’) duke i dhënë Feronikelit avantazhin.

Golin e dytë e shënoi Mendurim Hoti min (45’).

Skuadrat shkuan në pushime me avantazhin e Feronikelit.

Në pjesën e dytë, vazhdoi dominimi i “Niklit”, mysafirët arritën të shënojnë edhe golin e tretë.

Ishte minura (77′) kur Damir Kojasevic shënoi golin e tretë për Feronikelin.

Pas kësaj fitore, Feronikeli ngjitet në pozitën e gjashtë me 27 pikë, ndërsa Arbëria mban pozitën e tetë me 25 pikë total.

Në anën tjetër, dueli ndërmjet Drenicës dhe Gjilanit ka përfunduar në barazim.

Asnjëra nga skuadrat nuk arriti të tund rrjetën e kundërshtarit në 90 minutat e takimit.

Rezultatet përfundimtare, Arbëria 0-3 Feronikeli dhe Drenica 0-0 Gjilani. /Zeri.info

Drenica – Gjilani 0:0

Përfundon ndeshja

74’ Tenton sërish Nikaç, i cili godet me kokë, topi shkon afër portës

62’ Kreshnik Uka shpërdoron rastin më të mirë, i vetëm me Koliçin gjuan plogësht

57’ Franc Veliu i Gjilanit gabon në zonë, Kreshnik Uka nuk arrin që ta shfrytëzojë këtë mundësi duke shpërdoruar rast të mirë shënimi

50’ Aksion i mirë i Gjilan. Arbër Çyrbja dhe Darko Nikaç bashkëpunojnë bukur gjithsesi, sulmuesi Nikaç nuk arrin që ta dërgojë topin në rrjetë

46’ Sulmuesi nga Mali i Zi, Darko Nikaç provon që ti ndryshojë shifrat. Topi nuk shkon në portë

Mbyllet pjesa e parë

43′ Portieri Enea Koliqi me dalje të pasigurtë, Zabergja nuk arrin ta dërgoj topin në rrjetë

42′ Zabergja vjen me lëvizje fantastike, gjuan fuqishëm, Kolici e shpëton Gjilanin

32′ Kreshnik Uka i vendasve rrezikon seriozisht portierin Enea Koliqi, i cili e largon rrezikun

18’ Gjilani rrezikon me Ardit Hilën. Futbollisti nga Shqipëria godet fuqishëm, mirëpo topi shkon jashtë portës

15’ Loja kryesisht po zhvillohet në mesin e fushës dhe me shumë ndërprerje

11’ Gjilani rrezikon me Qëndrim Dautajn. Ky i fundit tenton nga distanca, topi nuk shkon në cakun e kërkuar

1' Starton ndeshja

Formacionet zyrtare:

Drenica: Ymeri, Mustafa, Ramadani, Elshani Dumani, Bejta, Frasheri, Rapo, Uka, Qaqi, Zabergja. Trajner: Bledar Devolli.

Gjilani: Koliqi, Rapa, Halili, Kastrati, Çyrbja, Halili, Dautaj, Nikaq, Musolli, Kelmendi, Veliu. Trajner: Bylbyl Sokoli.

Gjyqtarë: Visar Kastrati, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa, Bardh Ajeti.

Arbëria – Feronikeli 0:3

Përfundon ndeshja 

GOL: 76’ Malazezi Kojasevic realizon gol fantastik nga gjuajtja e lirë, Feronikeli po fiton me shifrat 0:3

60’ Hot ndodhet i vetëm me portierin Florian Smakiqi, topi i goditur nga Hot përfundon në shtyllë

57’ Arbër Pira gjendet mirë dhe shërben Anes Hot, mirëpo ky i fundit lëshon mundësi të artë shënimi duke e goditur topin jashtë edhe pse porta ishte e zbrazët

47’ Arbëria tenton të rikthehet në lojë. Agron Bruqi tenton, por topi shkon shumë pranë shtyllës së Ilir Avdylit

45' Nis pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë

GOL: 44’ Feronikeli nuk vonon shumë dhe shënon golin e dytë (0:2) nëpërmjet sulmuesit Mendurim Hoti

GOL: 38’ Feronikeli kalon në epërsi (0:1) me golin e realizuar nga Argjend Malaj

31′ Mendurim Hoti i Feronikelit i gjendur në 16-metërsh rrezikon me një goditje të fortë, mirëpo topi shkon skaj shtyllës

30' Assesi të realizohet gol në Ferizaj, përkundër disa gjysmë-rasteve nga të dyja ekipet

10’ Braziliani Marcel tenton për Arbërinë, shpëton Nikli

5’ Dy raste të mira për skuadrën e Arbërisë, por Florian Smakiqi e shpëton Feronikelin

1’ Feronikeli provon e para me Mendurim Hoti. Sulmuesi gjuan nga distanca, por pret Donat Kaçiu

1' Starton ndeshja

Formacionet zyrtare:

Arbëria: Kaçiu, Arrabal, Zabergja, Bahtiri, Marlcei, Avdulli, Lika,Kryeziu, Bruqi, Pira, Beqiri. Trajner: Arbnor Morina.

Feronikeli: Smakiqi, Loshi, Dabiqaj, Thaqi, Hoti, Maliqi, Da Silva, Malaj, Pllana, Simonvski, Milickovic. Trajner: Klodian Duro.

Gjyqtarë: Tefik Maloku, Fatmir Abrashi, Gzim Mehmeti, Mentor Ajeti.