Rahoveci kompleton edhe një transfer, rikthen në ekip një super lojtar

Rahoveci kompleton edhe një transfer, rikthen në ekip një super lojtar

Sport March 02, 2021 - 21:46

Gjatë ditës së djeshme KB Rahoveci zyrtarizoi transferin e qendrës Ed Daniel, ndërsa sot konfirmon edhe një ardhje tjetër. 

Bëhet fjalë për Darell Davis, i cili vlerësohet si një nga basketbollistët më të mirë të skuadrës gjatë viteve të fundit.

Rahoveci është më tepër se një klub. Prandaj, është e vështirë t’i thuash lamtumirë e të refuzosh një rikthim në “Mizahir Isma”, u tha në komunikatë.

“Djemtë mbeten t’i zbatojnë urdhrat e trajnerit dhe të dhurojnë më të mirën e tyre për klubin, respektivisht qytetin”, shkroi mes tjerash në njoftim./Zëri