Ndeshje dramatike në Drenas, Drita shënon fitore ndaj Feronikelit në minutat e fundit

Ndeshje dramatike në Drenas, Drita shënon fitore ndaj Feronikelit në minutat e fundit

Sport March 07, 2021 - 15:30
Lajmet e fundit nga sporti

Gjatë ditës së sotme (e diel) u zhvillua ndeshja e fundit në kuadër të javës së 23-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Zeri.info.

Ndeshja e cila e mbylli këtë javë ishte ajo mes Feronikelit dhe Dritës.

Ndeshja e zhvilluar sot në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit u mbyll me fitoren minimale 0-1 të mysafirëve.

Goli i vetëm u shënua nga Festim Alidema në minutën e 95-të.

Drita tani ka 50 pikë dhe është lidere në tabelë, teksa Feronikeli mbetet me 27 pikë në pozitën e gjashtë.

Feronikeli - Drita 0:1

90+7' Përfundon ndeshja, Drita regjistron fitoren e radhës.

90+5' GOOOL! Festim Alidema kalon mysafirët në epërsi.

90+3' Marko Simonovski gjuan brenda zonës, por pret Faton Maloku dhe e dëbon topin në fundore.

90' +7 minuta lojë shtesë.

88' Zëvendësim te Feronikeli: Sokol Kiqina inkuadroht në vend të Bujar Pllanës.

88' Zëvendësim te Drita: Irogue sosa Priestly inkuadrohet në vend të Betim Haxhimusës.

81' Zëvendësim te Drita: Festim Alidema inkuadrohet në vend të Almir Ajzerajt.

80' Trajneri i Feronikelit, Duro ndëshkohet me karton të verdhë për shak të protestave.

75' Yll Hoxha ndëshkohet me karton të verdhë

70' Trajneri i Dritës, Nuhiu ndëshkohet me karton të verdhë.

68' Hamdi Namani gjuan fuqishëm nga jashtë zonës, topi shkon pranë portës.

60' Kalon një orë në Drenas, rezultati ende i barabartë.

58' Erjon Vucaj ndëshkohet me karton të verdhë.

57′ Zëvendësim te Drita: Astrit Fazliu inkuadrohet në vend të Bujar Shabanit.

52' Astrit Thaqi ndëshkohet me karton të verdhë.

45' Fillon pjesa e dytë.

45' Mbyllet pjesa e parë me rezultatin e barabartë dhe pa gola.

43' Florian Smakiqi shpëton Feronikelin, pret goditjen e Almir Ajzerajt nga një dul një kundër një.

30' Kalon gjysmë ore lojë, rezultati mbetet i njëjtë.

18' Marko Milickovic gjuan prej brenda zonës, por pret sërish Faton Maloku.

10' Bujar Pllana gjuan nga distanca, por pret pa problem Faton Maloku.

8' Erjon Vucaj gjuan prej brenda zonës, topi shkon mbi portë.

4' Yll Hoxha hero te vendasit, largon nga vija fatale topin pas goditjes së Almir Ajzerajt.

1' Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Feronikeli: Smakiqi, Thaqi, Balde, Pllana, Hoxha, Dabiqaj, Malaj, Milickovic, Hoti, Da Silva, Simonovski. Kryetrajner: Klodian Duro.

Drita: Maloku, Limani, Arago, Cuculi, Blakçori, B.Shabani, Namani, Vucaj, Ajzeraj, Haxhimusa, Xh.Shabani. Kryetrajner: Ardian Nuhiu.

 

 

 

 

Formacioni zyrtarë përballë KF Feronikelit! Brdarovski, Gërbeshi dhe Rexha mungojnë për shkak të lëndimit. FC DRITAë

Posted by Drita FC on Sunday, 7 March 2021

 

Gjyqtarët: Tefik Maloku, Bujar Selimaj, Besnik Morina, Burim Jahmurataj.

Stadiumi: “Rexhep Rexhepi” – Drenas.

/Zeri.info