Infektuar: 98835
Shëruar: 83591
Vdekur: 2008
Ramos: Ne do të kishim fituar më shumë tituj, nëse Messi s'do të ishte pjesë e Barcelonës

Ramos: Ne do të kishim fituar më shumë tituj, nëse Messi s'do të ishte pjesë e Barcelonës

Sport April 08, 2021 - 09:25
Lajmet e fundit nga sporti

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka thënë se Real Madridi do të kishte fituar më shumë tituj, nëse Lionel Messi nuk do të luante për Barcelonën, transmeton Zeri.info.

Ramos ka fituar katër tituj në Ligë e Kampionëve deri më tani, por pesë titujt e tij në La Liga janë vetëm gjysma e asaj të fituar nga Messi me katalunasit, shkruan gazeta spanjolle “Marca”.

“Ne kemi vuajtur kundër Messit gjatë këtyre viteve” - tha Ramos në serinë e tij dokumentare “Legjenda e Sergio Ramos”.

“Ndoshta nëse Barcelona nuk do ta kishte atë, ne do të kishim fituar më shumë tituj. Ishte një kohë kur u përballëm me Barcelonën më të mirë në histori. Ne kishim një trajner të shkëlqyeshëm si [Jose] Mourinho , por ishte e vështirë për ne t’i mposhtnim ata. Ne nuk fituam shumë dhe pati shumë tension, të shkaktuar nga ata ose nga ne” – shtoi Ramos. /Zeri.info