Infektuar: 98835
Shëruar: 83591
Vdekur: 2008
Zeka: FFK ka mbetur me disa persona që s’janë të interesuar për klube, por janë aty veç për rroga

Zeka: FFK ka mbetur me disa persona që s’janë të interesuar për klube, por janë aty veç për rroga

Sport April 08, 2021 - 14:21
Lajmet e fundit nga sporti

Komisioni i Garave Disiplinor ka qenë i ashpër me disa nga akterët e lartë të skuadrave të Superligës.

Sipas këtij Komisioni, Presidenti i Trepçës ’89, Abedin Zeka është futur në procedurë disiplinore për shkak të thyerjes së kodit etik pas paraqitjes së tij në emisoinin sportiv, “Dueli Sportiv”.

Kjo nuk është hera e parë që Zeka futet në këtë Komision.

Në një prononcim për GazetaBlic Sport ai ndër të tjera tha se brenda Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, kanë mbetur vetëm disa persona për rroga e meditje, të cilët nuk janë të interesuar për punë të mira.

“Brenda Federatës po ka favorizime, ata personalisht po më dëmtojnë mua. Unë nuk e di nga kush vjen, megjithatë Agim Ademi është “Zoti i Shtëpisë” (Kryetar i FFK-së. Janë rreth 3 milion e 300 mijë euro që merren si paga atje bazuar në auditimin e fundit. Komiteti ekzekutiv duhet të jetë profesional dhe natyrisht është një organ më i lartë se Presidenti i Federatës, megjithatë kanë mbetur vetëm disa njerëz që nuk janë të interesuar për klube, por janë aty për të marrë disa rroga dhe disa meidtje, ata nuk janë profesionistë, por kanë mbetur prej kohës së komunizimit” - përfundoi Zeka.