Zbulohen fjalët që Pique ia tha gjyqtarit, pasi Barcelona pësoi humbje nga Real Madridi

Zbulohen fjalët që Pique ia tha gjyqtarit, pasi Barcelona pësoi humbje nga Real Madridi

Sport April 11, 2021 - 09:35
Lajmet e fundit nga sporti

Edhe Gerard Pique është ankuar në gjyqtarin kryesor të “El Clasicos”, Gil Manzanon, transmeton Zeri.info.

Të shtunën mbrëma, Real Madridi mposhti Barcelonën me rezultatin 2-1. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e 30-të në La Liga.

Përveç penalltisë së kërkuar, katalunasve nuk u pëlqej as vendimi për katër minuta lojë shtesë.

“Është e tmerrshme, katër minuta…” – ishin fjalët e Piques drejtuar Manzanos, pasi sipas mbrojtësit spanjoll, gjyqtari vonoi vetë ndeshjen pasi pati prishje në kufjen e tij.

Për gjyqtarin kryesor ankesa pati edhe trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, në deklaratën e tij pas ndeshjes. /Zeri.info

LEXO TË PLOTË: Pas humbjes nga Real Madridi, Koeman: Nuk e di pse ka VAR në Spanjë, të gjithë e kanë parë ndeshjen dhe ishte penallti te rasti i Braithwaite