Flick: Ata ishin të rrezikshëm në sulm, e komplimentoj ekipin tim

Flick: Ata ishin të rrezikshëm në sulm, e komplimentoj ekipin tim

Sport April 14, 2021 - 10:15
Detajet

Trajneri i Bayern Munichut, Hansi Flick, ka folur pas eliminimit nga Liga e Kampionëve ndaj PSG-së.

Sipas tij, rezultati i ndeshjes së parë ishte i papranueshëm, por lavdëron skuadrën për paraqitjen.

“Duke pasur parasysh ndeshjen e parë, me të gjitha rastet tona dhe ato që dhamë; pa golin e tretë, do të kalonim. Ju e patë sa të rrezikshëm janë ata në sulm. Unë duhet ta komplimentoj ekipin tim, edhe pse Parisi kaloi tutje. Si një humbës i drejtë, unë do të doja t’i përgëzoja ata. Normalisht, skuadra ime ka kaq shumë cilësi në sulm, por sot e kishim atë goditjen përfundimtare. Ne duhet ta pranojmë këtë, edhe pse do të donim një rezultat tjetër”, deklaroi Flick.

Bayern Munichu u eliminua pas rezultatit të përgjithshëm 3-3, por pranimi i tre golave në shtëpi në ndeshjen e parë u kushtoi.