Finalja e Kupës së Kosovës në futsal zhvillohet sot, takohen Liqeni – Liburni

Finalja e Kupës së Kosovës në futsal zhvillohet sot, takohen Liqeni – Liburni

Sport April 14, 2021 - 11:45
Detajet

Sot (e mërkure) më 14 prill nga orën 17:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, do të zhvillohet ndeshja finale e Kupës së Kosovës në futsall.

Për trofeun e kësaj gare do të përballen Liqeni nga Drenasi dhe Liburni nga Gjakova.

Liqeni kishte eliminuar Mabetex Prishtinën, ndërsa Liburni fitoi ndaj BB Llapit.

Për shkak të gjendjes me pandeminë edhe kjo ndeshje do të luhat pa praninë e shikuesve.

Por ndeshja do të jetë drejtpërdrejt në RTK për adhuruesit e futsallit.