Kupa e Shqipërisë: Mësohen dy skuadrat finaliste, këto janë rezultatet nga gjysmëfinalet e zhvilluara sot

Kupa e Shqipërisë: Mësohen dy skuadrat finaliste, këto janë rezultatet nga gjysmëfinalet e zhvilluara sot

Sport April 14, 2021 - 18:44
Lajmet e fundit nga sporti

Sot (e mërkurë) janë zhvilluar dy ndeshjet gjysmëfinale në Kupën e Shqipërisë, shkruan Zeri.info.

Skënderbeu shënoi fitore të pastër 0-2 ndaj Teutës. Jorgo Meksi dhe Elvi Berisha shënuan golat e fitores.

Fitore sot shënoi edhe Vllaznia, e cila e mposhti minimalisht (1-0) Laçin.

Golin e vetëm dhe të fitores për shkodranët e shënoi Ardit Hoxhaj.

Kështu, finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë do të zhvillohet mes Skënderbeut dhe Vllaznisë. /Zeri.info